Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE30-vjetori i Butrintit në UNESCO

30-vjetori i Butrintit në UNESCO

Në kuadër të 30-vjetorit të Butrintit në UNESCO, në muzeun arkeologjik është vendosur një ekspozitë fotografike. Në të shfaqen gjithë etapat e zhvillimit të Butrintit si qendër arkeologjike. Fotot paraqesin vitet ’30 ku u ndërmorën gërmimet e para arkeologjike e në vazhdim. Ekspozita sjell edhe foto të ndërhyrjeve konservuese të monumenteve, si dhe pamje nga mjedisi mbresëlënës që kjo pasuri botërore ka. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 14 dhjetor, data që përkojnë me sesionin e 16-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në vitin 1992. 30 vite më parë në Santa Fe të Nju Meksikos, u mblodh sesioni i 16-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore. Komiteti analizoi dhe përditësoi listën e pasurive botërore prej datës 7-14 dhjetor të 1992, duke klasifikuar për herë të parë qytetin antik të Butrintit pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore sipas kriterit (C III). Prej këtij sesioni e në vazhdim kufijtë e hartës së Butrintit si Pasuri Botërore e UNESCO-s kanë ardhur duke u zgjeruar, e në vitin 2007 gjithë territori i Parkut Kombëtar Butrint aprovohet si zonë buferike për pasurinë botërore.https://ata.gov.al/2022/12/09/ekspozite-per-30-vjetorin-e-butrintit-ne-unesco/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ