Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESI Miratohet vaksina për fëmijët mbi gjashtë muajsh

 Miratohet vaksina për fëmijët mbi gjashtë muajsh

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), në SHBA njoftoi sot miratimin e vaksinës kundër variantit Omicron të Covid-19, për fëmijët mbi gjashtë muajsh. Më herët, fëmijët nën moshën pesë vjeç nuk lejoheshin të merrnin vaksinën përforcuese bivalente kundër Covid-19. “Prindërit rekomandohen të marrin në konsideratë kryerjen e vaksinës te femijët e tyre, veçanërisht kur shkojnë me pushime, dhe gjatë muajve të dimrit ku kalohet më shumë kohë në ambiente të mbyllura”, deklaroi komisioneri i FDA-së, Robert M. Califf. “Ndërsa ky virus ka ndryshuar dhe imuniteti nga vaksinimi i mëparshëm kundër COVID-19 është ulur, sa më shumë individë të jenë të vaksinuar, aq më shumë përfitime do të ketë për familjet dhe shëndetin publik, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të rënda, shtrimeve në spitale dhe vdekjeve”, shtoi ai.https://ata.gov.al/2022/12/09/covid-19-miratohet-vaksina-per-femijet-mbi-6-muajsh/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments