Pianodromi rikthehet ditën e hënë, më 12 dhjetor, në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, me një koncert me perla të muzikës botërore e shqiptare. Ky koncert special vjen në kuadër të përvjetorit të dhjetë të festivalit të muzikës sinfonike “Pianodrom”. Themeluesi dhe producenti i festivalit, kompozitori i mirënjohur Aleksandër Peçi, tha se në këtë festival luajnë emra të mëdhenj të artit shqiptar, profesorë e padagogë të Universitetit të Arteve. Programi i këtij koncerti-gala parashikon interpretimet e emrave të afirmuar të skenës dhe Universitetit të Arteve, por edhe të të rinjve virtuozë. Në 10-vjetorin e Pianodromit do të interpretojnë violoncelisti Astrit Selita, klarinetisti dhe pedagogu Fatos Qerimaj, pianistet e pedagoget Kristina Petrollari e Rudina Ciko, violoncelistja Dorina Laro, sopranoja Ulpiana Aliaj, pianistët Igli Rapaj e Laura Lila, violinisti Dejon Bendaj dhe pianistja Megi Gjura.https://ata.gov.al/2022/12/09/yjet-e-muzikes-shqiptare-ne-koncertin-gala-per-10-vjetorin-e-pianodromit/