Situata e përgjithshme e sigurisë në veri të Mitrovicës aktualisht është e qetë dhe pa ndonjë problem. Nëpër lagje të ndryshme ku jetojnë popullata e përzier vërehen forca të policisë së Kosovës të cilat po kujdesen për qetësi dhe rend publik. Ndonjëherë shihen duke qarkulluar edhe automjete të KFOR-it dhe EULEX-it. Qytetarët pa dallim, përkundër prezencës së shtuar të pjesëtarëve të policisë në këto lokacione, po lëvizin lirshëm duke zhvilluar aktivitetet e tyre të përditshme si zakonisht. https://ata.gov.al/2022/12/09/situate-e-qete-ne-veri-te-mitrovices/