Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMB me 36 veterinerë të rinj

MB me 36 veterinerë të rinj

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi një takim me 36 veterinerët e rinj, të cilët i bashkohen ekipit të bujqësisë. Krifca u shpreh se ky sektor është sa i bukur, aq edhe sfidues pasi sfida e vërtetë fillon në momentin e praktikës reale dhe në ofrimin e shërbimeve tuaja ndaj qytetarëve, fermerëve, blegtorëve, të cilët kanë nevojë për veterinerë. “Ato shërbime që shteti është zotuar që do i kryejë falas, matrikulimi, vaksinimi, gjurmueshmëria, do të ndodhin në mënyrën më profesionale të mundshme, pikërisht nga asistenca që ju do të ofroni”, tha Krifca. Ministrja u shpreh se zhvillimi i bujqësisë fillon nga lidhja që ka sektori me të rinjtë me ata të cilët janë shkolluar brenda dhe jashtë vendit të cilët kanë zhvilluar studime të gjata dhe të lodhshme siç janë studimet veterinare dhe vuri në pah rëndësinë e energjisë së këtyre të rinjve, për zhvillimin e sektorit. Gjithashtu, Krifca tha se “bujqësia shqiptare sot kërkon jo vetëm specialistë të cilët njohin mirë profesionin e tyre, por dhe profesionistë që dinë të aplikojnë teknologjitë më të avancuara në fushën e bujqësisë”.https://ata.gov.al/2022/12/08/ministrise-se-bujqesise-i-shtohen-36-veterinere-te-rinj/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments