Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAHovenier:NUK janë krijuar kushtet që të mbahen zgjedhjet në veri

Hovenier:NUK janë krijuar kushtet që të mbahen zgjedhjet në veri

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot ka reaguar pas ngjarjeve të djeshme në veri të vendit. Ai ka potencuar se SHBA-të dënojnë dhunën në veri, si dhe ka shtuar se për momentin s’janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri. “Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës.”, ka shkruar ai në Twitter, duke shtuar se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioritet. Ndryshe, të martën, në veri të vendit ka pasur të shtëna dhe shpërthime nga strukturat ilegale serbe, ku pritej të bëhej zëvendësimi i zyrtarëve të KQZ-së.https://ata.gov.al/2022/12/07/hovenier-sjane-krijuar-kushtet-qe-te-mbahen-zgjedhjet-ne-veri/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments