Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShkëmbimet tregtare me Turqinë, gati 100 miliardë lekë

Shkëmbimet tregtare me Turqinë, gati 100 miliardë lekë

Turqia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare. Instituti i Statistikave publikoi së fundmi raportin mbi tregtinë e jashtme për periudhën janar-tetor, sipas të cilit Turqia renditet partneri i dytë tregtar, duke zënë 8.4 % të vëllimit. Shkëmbimet tregtare me Turqinë në 10-mujorin e këtij viti, kanë arritur 99.6 miliardë lekë. Referuar të dhënave për periudhën janar-tetor eksportet shqiptare drejt Turqisë u rritën me 600 milionë lekë, duke shkuar 5.2 miliardë lekë, nga 4.6 miliardë lekë që ishin 10-mujorin e 2021-shit, ndërsa importet për periudhën 10-mujore llogariten mbi 94.3 miliardë lekë. Nga Turqia, janë importuar 35 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale, si dhe 15.7 miliardë lekë tekstile dhe këpucë. Ndërkohë importi i produkteve kimike dhe plastike llogaritet gati 10.4 miliardë lekë. Produktet më të eksportuara janë mineralet dhe metalet, bimët aromatike e mjekësore, dhe produktet fason. Shqipëria ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë, të nënshkruar në 2006-n, dhe e cila ka hyrë në fuqi në maj 2008. Nëpërmjet kësaj marrëveshje dy vendeve u krijohen mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tyre. Eksportuesit shqiptarë mund të përfitojnë nga marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri produktesh shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore. Eksportet e produkteve industriale me origjinë shqiptare janë të liberalizuara. Ndërkohë, për produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra-tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore.https://ata.gov.al/2022/12/04/shkembimet-tregtare-me-turqine-gati-100-miliarde-leke/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments