Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETwitter duhet të respektojë rregullat europiane

Twitter duhet të respektojë rregullat europiane

Presidenti francez Emmanuel Macron është takuar me Elon Musk për politikat e platformës së medias sociale Twitter për të respektuar rregullat europiane. Macron tha se zhvilluan një diskutim “të qartë dhe të sinqertë” me Musk në lidhje me politikat e moderimit të përmbajtjes në Twitter, vetëm një ditë pasi presidenti francez kishte vënë në dukje shqetësimet e tij për këtë çështje. “Politikat transparente të përdoruesve, përforcim i konsiderueshëm i moderimit të përmbajtjes dhe mbrojtjes së lirisë së fjalës: Twitter duhet të bëjë përpjekje për të respektuar rregullat europiane”, tha Macron. Pas blerjes së Twitter nga Musk është raportuar një rritje e gjuhës së urrejtjes në platformën e mediave sociale pasi drejtuesi i ri shpalli amnisti për llogaritë e pezulluara nën udhëheqjen e mëparshme të kompanisë që sipas tij nuk ishin përfshirë në “spam skandaloze”. Musk, një ndër njerëzit më të pasur në botë, mori drejtimin e Twitter në tetor duke sjellë pushime nga puna të stafit dhe ndryshim të politikave të Twitter. Twitter gjithashtu ka ndaluar zbatimin e një rregulli që parandalon përdoruesit të ndajnë informacione mashtruese në lidhje me Covid-19 dhe efektivitetin e vaksinës.https://lajme.rtsh.al/artikull/macron-takon-elon-musk-twitter-duhet-te-respektoje-rregullat-europiane

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments