Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVendimi i qeverisë për shpërblimet e fundvitit

Vendimi i qeverisë për shpërblimet e fundvitit

Qeveria ka bërë publik vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe disa kategorive të veçanta me rastin e festave të fundvitit 2022. Shpërblimin, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë do të jepet sipas kategorive të mëposhtme: Personat, që përfitojnë pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social; Personat, që përfitojnë pension, sipas ligjit “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”; Personat, që përfitojnë pension, sipas ligjit “Për pensionet e punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë”, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”; Personat, që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas ligjit “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakeve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”; Personat, që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANC-it, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta; Personat, që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit financiar si fëmijë në përkujdesje të Republikës. Të drejtën për të përfituar shpërblimin, në masën e përcaktuar e kanë edhe ata persona që u lind e drejta për përfitimin e pensionit deri në datën 31.12.2022, përfshirë edhe këtë datë, dhe kanë të drejtë ta marrin vetëm një herë këtë shpërblim, pavarësisht se mund të përfitojnë më shumë se një përfitim. Sipas qeverisë, efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 3 503 309 000, e ndarë në 3 475 505 000 lekë për shpërblimin dhe 27 804 000 lekë komisione dhe shpenzime të tjera. Efektet financiare do të përballohen nga buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i miratuar për vitin 2022. Shpërblimet do të kalojnë në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2022 dhe do të paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2022, ato do të paguhen gjatë vitit të ardhshëm. Kategoritë e veçanta Ndërsa përfituesit nga skema e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar do të shpërblehen financiarisht, për vitin 2022, në masën 3 000 (tre mijë) lekë, të ndarë sipas kategorive të mëposhtme: Familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike; Familjet të cilat kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-së; Individët përfitues të statusit, sipas ligjit “Për statusin e të verbrit”. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 399 000 000 lekë dhe përballohen nga fondi rezervë i buxhetit, për vitin 2022.https://lajme.rtsh.al/artikull/publikohet-vendimi-i-qeverise-per-shperblimet-e-fundvitit-kategorite-qe-perfitojne-dhe-kur-terhiqen-parate-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments