Në dhjetëmujorin e këtij viti volumi i mallrave të ngarkuara e shkarkuara në porte është 3 261,5 mijë tonë, duke u ulur me 20.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Instituti i Statistikave (INSTAT), bën të ditur se ndryshe nga volumi i mallrave të përpunuara në port, numri i pasagjerëve që udhëtuan me linjë detare është rritur me 62.2 %. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT numri i pasagjerëve arriti në 1 248 252. Ndërkohë, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1 682,9 tonë, duke u rritur me 2.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Edhe numri i qytetarëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është rritur ndjeshëm gjatë këtij 10 mujori me 83% duke arritur në 4 439 417 pasagjerë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Ndërsa volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 16.443 mijë tonë-kilometër, duke u ulur me 25.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Të njëjtin trend kishte dhe numri i pasagjerëve që udhëtuan në linjat hekurudhore. Sipas INSTAT-it, gjatë 10-mujorit, numri i pasagjerëve që udhëtuan me linjë hekurudhore është 10 316 pasagjerë, duke u ulur me 53.6 %.https://ata.gov.al/2022/11/30/instat-volumi-i-mallrave-ne-porte-ra-me-20-3/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on