Republika e Kosovës do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme POR të ftohta, KU mëngjeset në të gjithë vendin do të jenë në vlera negative. Orët e para të ditës do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Ndërsa në vijim vranësirat do të theksohen përkohësisht.Territori i MV do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat herë pas here do të bëhen më të dukshme gjatë pjesës së dytë të ditës POR nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje në MV.Prej disa ditësh Europa Lindore dhe gadishulli Skandinav janë përfshirë nga reshjet e dëndura të dëborës. Gjithashtu pjesërisht Eruopa Qëndrore dhe Jugore do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiu, KU herë pas here pritet të ketë edhe rrebeshe shiu të shoqëruara me stuhi afat shkurtra ere. Ndërsa në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jetë pjesërisht rajoni i Ballkanit dhe Europa Jugperëndimore.
Rajoni,Europa Moti-E Martë 29 Nëntor 2022
RELATED ARTICLES