Bordi i Transparencës ka vendosur çmime të reja të karburanteve. Nafta dhe benzina kanë pësuar ulje të çmimeve, ndërsa ai i gazit ka mbetur i pandryshuar. Nga sot nafta do të shitet 211 lekë/litri, benzina 194 lekë/litri ndërsa gazi vijon të mbetet i pandryshuar duke u shitur 71 lekë/litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 25 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 118 lekë/litër”, thuhet në njoftimin nga Bordi i Transparencës.https://lajme.rtsh.al/artikull/bordi-i-transparences-cmimi-i-naftes-dhe-benzines-ulet-gazi-nuk-ndryshon