Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIProcedurat për rimbursimin e gjobave

Procedurat për rimbursimin e gjobave

Këshilli i Ministrave miratoi sot procedurat për rimbursimin e masave administrative të falura dhe paguara sipas ligjit “Për regjistrimin e pronarëve përfitues”. Sipas këtij vendimi, Qendra Kombëtare e Biznesit përgatit listën e masave administrative të falura, të paguara, sipas parashikimeve të ligjit “Për regjistrin e pronarëve përfitues”. Subjektet, të cilave u është falur gjoba e paguar, e vendosur ndaj tyre dhe përfaqësuesve të tyre ligjorë dhe kanë përmbushur detyrimet përkatëse për regjistrimin e pronarëve të tyre përfitues, paraqesin pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit kërkesën për rimbursim, jo më vonë se data 15 dhjetor 2022. Subjektet duhet të paraqesin të dhënat që lidhen me emrin/mbiemrin e individit/emërtimin e subjektit; ID kartën e identitetit/NIPT-in; IBAN-in; emrin e bankës pranë së cilës kanë llogarinë personale/llogarinë e subjektit; vërtetimin bankar, që llogaria bankare ku do të arkëtohet kthimi i gjobës është aktive; dhe ekstraktin e regjistrit të të dhënave të pronarëve përfitues. Qendra Kombëtare e Biznesit pas paraqitjes së dokumentacionit, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve kalendarike, kryen rimbursimin e gjobës në të njëjtën masë (ekuivalente në lekë) në llogarinë bankare, të përcaktuar nga subjekti përfitues. Në zbatim të këtij vendimi qeveria miratoi edhe një shtesë fondi prej 46 milionë lekësh për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.https://ata.gov.al/2022/11/23/regjistrimi-i-pronareve-perfitues-procedurat-per-rimbursimin-e-gjobave/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments