Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURETedi Papavrami : Në program, vepra shqiptare dhe të huaja

Tedi Papavrami : Në program, vepra shqiptare dhe të huaja

Tedi Papavrami, violinisti i mirënjohur ndërkombëtarisht, do të mbajë koncert në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare, më 25 nëntor, shoqëruar në piano nga artisti Philippe Bianconi. Lajmi bëhet i ditur nga TKOB, që publikoi edhe fjalën e artistit Papavrami, i cili konfirmon se do të marrë pjesë në Javët Kulturore. “Jam i lumtur që po marr pjesë në Javët Kulturore, veçanërisht në ato që paraqesin Shqipërinë. Rastet për të më ndjekur në Tiranë nuk kanë qenë të pakta vitet e fundit dhe publiku shqiptar më ka falur vëmendjen e tij të shkëlqyer në repertore të ndryshëm”, u shpreh Papavrami. Ai njoftoi se këtë herë, pas disa integralesh (Bach, Beethoven), do të paraqesë një program të kombinuar, midis disa sonatave qendrore të repertorit, rrugëtim midis gjuhëve të ndryshme të kompozitorëve Beethoven, Brahms dhe Franck, me partnerin pianist të mrekullueshëm Philippe Bianconi, me të cilin bashkëpunon rregullisht që prej 30 vitesh. “Më vjen mirë që po ia bëj atë të njohur, me këtë rast simbolik, publikut të Tiranës. Ndonëse zgjedhja e kompozitorëve të huaj qe logjike dhe përputhet me ekuilibrin e një programi recitali, zgjedhjen e pjesës shqiptare ia lashë në dorë një rryme më sentimentale”, vijoi artisti. “Jam sigurisht koshient që në historinë e muzikës shqiptare ka vepra më madhështore e të ndërlikuara se “Ballada” e kompozitorit shkodran Pjetër Gaci. Por veprat shqiptare që më lidhin me të kaluarën time në Shqipëri, në një kohë fëminore, kur nuk mendoja kurrë që do të jetoja më vonë në një vend tjetër, nuk janë të shumta dhe asnjë nga ato nuk është aq domethënëse sa kjo pjesë”, rrëfeu Papavrami. “Fakti është që para se të shkruaja këto rreshta, sapo nisa të luaj “Balladën” në violinë, për ta kujtuar, këtu në dhomën time të punës në Gjenevë, pa partiturë. Ashtu siç e prisja, çdo notë buronte qartë, pa asnjë hezitim në memorie, në karakter apo në nuanca, si dhe akordet e pianos që më përgjigjeshin në imagjinatë. Herën e fundit që e pata luajtur ishte në Paris, ku sapo kisha mbërritur, 40 vite më parë”, tha Papavrami.https://ata.gov.al/2022/11/21/tedi-papavrami-ne-tkob-me-25-nentor-ne-program-vepra-shqiptare-dhe-te-huaja/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ