Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEBashkia Shkodër: Sipërfaqja totale e përmbytur 1685 ha! 26 familje të evakuara

Bashkia Shkodër: Sipërfaqja totale e përmbytur 1685 ha! 26 familje të evakuara

1685 hektarë është sipërfaqja totale e përmbytur në Shkodër, si pasojë e motit të keq me reshje të dendura shiu që ka përfshirë të gjithë vendin. Nëpërmjet një njoftimi, Bashkia Shkodër bën me dije se në Rrugën e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm, ndërsa ujësjellësi Oblika 1 ka dalë jashtë funksionit. Janë 26 familje të evakuara, gjithsej 99 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative Guri i Zi dhe Bërdicë. Njoftimi i plotë: Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 22.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë: Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.67 m.(Kuota max 8.70 m). Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.90m. (Kuota max 7.50 m). Bashkia Shkodër Siperfaqe totale e përmbytur 1685Ha Nj.A. Ana e Malit Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit Nj.A Dajç 1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar. Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka mbi 15cm ujë. Nj.A.Velipojë Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças. Nj. A. Guri i Zi Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc. Nj.A.Bërdicë Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje. Familje të evakuara: Janë 26 familje të evakuara, gjithsej 99 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative : Nj. Administrative Guri I Zi, 19 familje (77 persona),po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë,të imta. Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona) Lagja Nr.4, 3 familje (7 përsona) Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 përsona) Të akomoduar në konvikt 3 familje ( 12 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit . Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 5 banesa: Lagja Nr.4, 5 banesa (Ajasem) Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.https://lajme.rtsh.al/artikull/situata-nga-moti-i-keq-bashkia-shkoder-siperfaqja-totale-e-permbytur-1685-ha-26-familje-te-evakuara

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments