Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEZonat që preken nga lumi Erzen, situata paraqitet me risk të lartë

Zonat që preken nga lumi Erzen, situata paraqitet me risk të lartë

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka monitoruar edhe sot nga afër situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të dendura në qytetin bregdetar Në një postim në rrjetet sociale, Sako bën të ditur se në njësinë administrative të Katundit të Ri në zonat që preken nga lumi Erzen, situata paraqitet me risk të lartë. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit thekson se janë marrë të gjitha masat për të përballuar këtë gjendje. Ajo nënvizon se Bashkia e Durrësit dhe të gjitha ndërmarrjet e saj në varësi janë në terren 2️4️ orë në shërbim të qytetarëve si dhe në gatishmëri të plotë për të përballuar situatat emergjente. Ndërkaq që në orët e para të mëngjesit strukturat përgjegjëse të Bashkisë janë angazhuar për pastrimin e të gjithë qytetin nga inertet dhe mbeturinat shkaktuar nga reshjet e dendura dhe era e fortë.https://ata.gov.al/2022/11/21/sako-ne-zonat-qe-preken-nga-lumi-erzen-situata-paraqitet-me-risk-te-larte/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments