Friday, November 1, 2024
HomeSOCIALE100 efektivë i shtohen Emergjencave në Shkodër

100 efektivë i shtohen Emergjencave në Shkodër

Kryeministri Edi Rama informoi mbrëmjen e sotme se 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile u nisën drejt Shkodrës për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur. Kryeministri Rama solli pamje në rrjetet sociale ku efektivë të Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile përgatiten për nisje drejt Shkodrës. “Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim”, u shpreh Rama. Reshjet intensive që kanë rënë dhe vijojnë kanë shkaktuar probleme në disa zona, kryesisht në qarqet e Lezhës dhe Shkodrës ky fryrja e përrenjve ka sjellë përmbytje. Emergjencat që janë në gjendje gatishmërie kanë kryer evakuiimin e disa familjeve ndërsa kanë ndihmuar banorët të kalojnë në zonat me prani uji.https://ata.gov.al/2022/11/20/100-efektive-i-shtohen-emergjencave-ne-shkoder-shtohet-forca-e-reagimit-per-cdo-situate/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments