Shqipëria shtrihet në perëndim të Ballkanit, në brigjet e deteve Adriatik dhe Jon me kordinata 40° – 42° Veri dhe 19° – 20° Lindje. Si pjesë e pellgut të Mesdheut, tiparet klimatike të Shqipërisë i përkasin klimës karakteristike të këtij rajoni por duke shtuar edhe
tiparet klimatike lokale të cilat dallohen në veçanti tek regjimi i reshjeve. Shpërndarja në hapësirë – kohë e reshjeve atmosferike në territorin shqiptar varet nga faktorë të shumtë ku ndër më kryesorët janë qarkullimi i përgjithshëm, lartësia mbi nivel deti, largësia nga vija bregdetare, etj. Këta faktorë si edhe shumë faktorë lokalë bëjnë që shpërndarja e reshjeve në vendin tonë të jetë e larmishme nga Alpet e veriore me reshje vjetore rreth 3000 mm, në zonat juglindore ku bien mesatarisht 700 mm reshje në vit. Përsa i përket shpërndarjes kohore të reshjeve, sasia më e madhe e tyre, rreth 70% vrojtohet në gjysmën e ftohtë të vitit me maksimum në muajin nëntor dhe minimum të reshjeve në muajin korrik . Ky fakt, thekson mjaft mirë karakterin mesdhetar të klimës së vendit tonë. Për të nxjerrë në pah vecoritë e shpërndarjes në hapësirë të reshjeve (shih figurën 1.3) është paraqitur shpërndarja e reshjeve vjetore në Shqipëri.
A e dini se sasia e rreshjeve në Shqipëri bie ?!
RELATED ARTICLES