Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEARSIM“Shqipja standarde sot”, konferencë shkencore në Prishtinë

“Shqipja standarde sot”, konferencë shkencore në Prishtinë

Me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, në Prishtinë është mbajtur konferenca shkencore “Shqipja standarde sot”. Eventi shkencor u mbajt në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Akademiku Rexhep Ismajli çeli konferencën, duke thënë se 50 vjet më parë, në Tiranë, u mblodh “forumi më i lartë shkencor në shkallë kombëtare për të diskutuar e për të marrë vendime të rëndësishme për drejtshkrimin e gjuhës së sotme shqipe dhe në një vështrim më të gjerë për çështje që lidhen me normën letrare. Gjatë fjalës së përshëndetjes drejtuar kryetarit të AShAK-ut, akademiku Mehmet Krajës, Kryetarit të Akademisë Shkencave, Skënder Gjinushit dhe të pranishmëve, konferencën shkencore “Shqipja standarde sot” e vlerësoi si një ngjarje me rëndësi themelore në historinë e planifikimit gjuhësor, të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Rezoluta e miratuar në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe shpallte: “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar”. Rezoluta bënte thirrje për shtresat e ndryshme që “ta pasurojnë e ta ngrenë gjithmonë më lart gjuhën tonë letrare kombëtare”. U nxorën dekrete për veprimtari konkrete për zbatimin e vendimeve të Kongresit, por akademiku Ismajli tha se të tilla vendime në Kosovë nuk ka pasur, por vendimet e Kongresit janë zbatuar kryesisht mbi bazë të entuziazmit. Me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, kanë zhvilluar konferenca e takime shkencore.https://ata.gov.al/2022/11/18/shqipja-standarde-sot-konference-shkencore-ne-prishtine/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ