Numri i vizitorëve në muajin shtator 2022 është rritur me 39.7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas raportit të INSTAT-it numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 30.9% dhe numri i vizitorëve jo-rezidentë është rritur me 45.6%. Referuar të dhënave, numri i netëve të qëndrimit gjithsej është rritur me 15,9 %, në krahasim me shtator 2021. Ndërkohë që të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netëve të qëndrimeve nga rezident është rritur me 0,8 % dhe numri i netëve të qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 23,7 %. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në rajonin e qendrës ka shënuar rritjen më të lartë me 84,6 %, në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 44,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, ndërsa numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 31,3 %. Në muajin shtator 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton sipas rajoneve në rajonin qendër 43,2 %; në zonat bregdetare 55,8 % dhe sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” 95,3 %. Normat e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 22,9 %, kundrejt 21,6 % që ishte në muajin shtator 2021https://ata.gov.al/2022/11/18/instat-numri-i-vizitoreve-u-rrit-me-39-7-ne-shtator/
INSTAT: Numri i vizitorëve u rrit me 39.7% në shtator
RELATED ARTICLES