Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERusia refuzon vendimin e gjykatës holandeze për MH17 të rrëzuar në Donbas

Rusia refuzon vendimin e gjykatës holandeze për MH17 të rrëzuar në Donbas

Rusia ka refuzuar vendimin e gjykatës holandeze në lidhje me rrëzimin e avionit të pasagjerëve MH17 në Ukrainën lindore, në vitin 2014, si të motivuar politikisht. “Rezultatet e gjyqit dëshmojnë se ai u bazua në misionin politik për të forcuar versionin … e përfshirjes së Rusisë në tragjedi,” njoftoi sot Ministria e Jashtme ruse. Gjykata penale holandeze dënoi me burgim të përjetshëm dy rusë dhe një ukrainas. Gjyqtarët vleresuan se tre separatistët e lartë ishin përgjegjës për përdorimin e raketës kundërajrore “Buk” që rrëzoi “Boeing”, duke shkaktuar vdekjen e 298 pasagjerëve. Sipas raportit, topi i përdorur për të gjuajtur raketën u dorëzua në Ukrainë nga një bazë ushtarake në Kursk, Rusi dhe u kthye përtej kufirit pasi avioni u rrëzua. Nuk ka gjasa që të dënuarit të vuajnë dënimin. Ata po qëndrojnë në Rusi dhe sipas një burimi jozyrtar të sigurisë në Moskë ata nuk do të ekstradohen. Udhëheqja ruse e kishte refuzuar më parë gjyqin dhe e ka refuzuar gjithmonë bashkëpunimin. “Gjyqi në Holandë ka të gjitha mundësitë për të hyrë në histori si një nga më skandalozët, me listën e tij të gjatë të çudirave, mospërputhjeve dhe përfundimeve të dyshimta nga prokuroria, e cila megjithatë arriti të shpallte një vendim”, tha Ministria e Jashtme ruse.https://ata.gov.al/2022/11/17/moske-rusia-refuzon-vendimin-e-gjykates-holandeze-per-mh17-te-rrezuar-ne-donbas/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments