Ekspertët ukrainas do të marrin pjesë në hetimin e sulmit raketor të së martës në kufirin polak me Ukrainën, sipas presidentit, Volodymyr Zelensky. “Polonia ka dërguar tashmë raportet përkatëse”, deklaroi sot Zelensky gjatë një forumi ekonomik. “Për sa kohë që hetimi nuk ka përfunduar, ne nuk mund të themi me siguri se cilat raketa ose pjesë të tyre kanë rënë në territorin polak,” tha ai në Kiev. Në kontrast me raportet paraprake perëndimore, Zelensky i qëndroi pretendimeve se territori polak ishte goditur nga një raketë ruse. “Krateri i krijuar ishte shumë i madh për t’u shkaktuar nga një raketë kundërajrore”, tha ai. Megjithatë, kreu i shtetit pranoi se nuk e dinte me siguri se çfarë kishte ndodhur. SHBA-ja, NATO-ja dhe Polonia besojnë se raketa kishte rënë nga një sistem i mbrojtjes ajrore S-300, i cili kishte humbur objektivin e raketave ruse dhe kishte goditur Poloninë aksidentalisht.https://ata.gov.al/2022/11/17/kiev-zelensky-ekspertet-ukrainas-do-te-hetojne-sulmin-raketor-ne-kufirin-polak/
Ekspertët ukrainas do të hetojnë sulmin raketor në kufirin polak
RELATED ARTICLES