Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka inspektuar punimet për rikualifikimin e parkut të Drilonit, pjesë e zonave të mbrojtura. E shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Kumbaro tha se ky do të jetë një pol i ri ekoturistik në Pogradec dhe në qarkun e Korçës. “Ishim mësuar që në Drilon vihej për një shëtitje dhe për një drekë. Praktikisht këtu do të ofrohen atraksione që mund të qëndrohet dy-tre ditë, mund të qëndrohet në hotelet e zonës dhe të kalohet dita në gjithë këtë hapësirë”, u shpreh Kumbaro. Ajo përmendi disa nga veçantitë që do të ofrojë zona si infrastruktura për xhiro me biçikleta, kullat e vëzhgimit për shpendët, vijat ujore që mund të përshkohen me varka, mjetet elektrike miqësore me mjedisin. Rikualifikimi shtrihet në 170 hektarë të parkut dhe faza e parë e tij do të jetë gati për t’u aksesuar nga publiku në pranverë. Projekti po zbatohet në bashkëpunim mes Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe AADF. Të gjitha ndërhyrjet janë bërë me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit të zonës, si edhe do të pasohet nga një plan menaxhimi. Ky projekt lejon që vizitorët të mos shëtisin vetëm në pedonalen e Drilonit, por përmes kalimeve dhe urave të shkohet deri tek burimet e Drilonit dhe në Tushemisht.
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on