Mungesa e rripit të sigurisë gjatë qarkullimit me makinë përbën rrezik për jetën dhe është model i keq për fëmijët tuaj.
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se fëmijët duhen edukuar me rregullat e qarkullimit rrugor.
“Edukojini fëmijët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Vendosini fëmijët në ndenjësen e pasme, në karrige të posaçme dhe me rrip sigurie”, -rekomandojnë ekspertët.