Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI1500 fermerë në Berat përfitues të skemave mbështetëse

1500 fermerë në Berat përfitues të skemave mbështetëse

“Buxheti 2023 është më i larti ndonjëherë për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”. Kështu u shpreh ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca sot në bashkëbisedimit me fermerë të Beratit, ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, teksa theksoi se “ky buxhet i ndërtuar për rezistencën ndaj inflacionit të luftës paralelisht mbështet dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sipërmarrjeve bujqësore”. “Buxheti 2023, mishëron një përpjekje të madhe në rrugën e duhur të rritjes së konkurrueshmërisë, zhvillimit të vijueshëm të sistemeve prodhuese dhe rritjes së eksporteve në përputhje me objektivin tonë për 1 miliard eksporte agroushqimore në 2030-ën”, tha ministrja. “I bashkohem turit të dialogut të kryeministrit Edi Rama me fermerë, agropërpunues në mbarë vendin për të diskutuar për një vit që ka qenë i pazakontë për sektorin e bujqësisë dhe për të diskutuar të gjitha masat që qeveria ka marrë për t’i ardhur në ndihmë këtij komuniteti për të përballuar situatën e vështirë”, u shpreh Krifca. Ajo theksoi se, qeveria ka qenë dhe do të vijojë të jetë pranë fermerëve dhe komunitetit rural me mbështetje, për të përballur situatën e krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë. “Këtë vit nëpërmjet skemave të mbështetjes kemi mundësuar mbështetje më të lartë se asnjëherë më parë që prej viti 2009. Ndërsa në buxhetin e 2023 ne kemi parashikuar dyfishim të fondeve që shkojnë në financimin e drejtpërdrejtë të fermerëve. I kemi vënë vetes një objektiv: 1 miliard usd eksporte bujqësore deri në 2030-ën. Jemi në gjysmën e rrugës dhe shpreh bindjen se deri në fund të këtij viti do të arrijmë gjysmën e këtij objektivi, një objektiv numerik që kontribuon në ekonominë e vendit, mirëqenien e ekonomisë rurale”, tha ministrja. Krifca solli në vëmendje impresionin e ministrit gjerman të Bujqësisë Cem Ozdemur, që vizitoi vendin tonë dy ditë më parë, për cilësinë e prodhimeve bujqësore shqiptare, të cilën siç tha ministrja, merita kryesore u takon fermerëve. Duke u ndalur në shifra konkrete, ministrja tha se, 7.1 milionë euro ka qenë fondi në dispozicion të fermerëve këtë i vit dhe i gjithë ky financim do të disbursohet deri në fund të vitit 2022. “Ndërsa është çelur thirrja e dytë për ‘Masën e grurit’, kemi shtuar dy herë fondet në dispozicion të skemë së naftës, kemi dyfishuar numrin e fermerëve përfitues në Berat, krahasuar me vitin e kaluar. Rreth 1500 fermerë beratas janë mbështetur me naftën me subvencione në blegtori, bimët medicinale, etj.”, u shpreh Krifca. Ministrja informoi se, përmes mbështetjes së dhënë në Hoxhaj është shtuar me 80 hektarë sipërfaqja e mbjellë me serra, ndërsa në të gjithë vendin sipërfaqja me serra është rritur në 2 mijë ha. Ai tha se, këto investime janë realizuar nga fermerë emigrantë që janë kthyer dhe kanë sjellë eksperiencën e fituar jashtë vendit në tokat e tyre dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre janë mbështetur nga politikat e qeverisë. Ministrja thekoi se, sot Shqipëria rurale flet me fakte në konkretizimin e diversifikimit të fermave. Ajo solli në vëmendje shembullin e Fatmirit, që e nisi me një fidanishe, e zgjeroi me një kantinë investimin e tij dhe sot përuron pikën e re agroturistike. “Ai më tha se vlera kryesore e këtij investimi është mbështetja që më keni dhënë ju, qeveria. Ndërsa ftesa ime është edhe për ata që janë skeptikë që t’i bashkohen bujqësisë, të investojnë në bujqësi, pasi bujqësia është në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit”, përfundoi Krifca.https://ata.gov.al/2022/11/16/krifca-1500-fermere-ne-berat-perfitues-te-skemave-mbeshtetese/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments