Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERingjallet tradita falë “Bonusit të Rijetësimit”

Ringjallet tradita falë “Bonusit të Rijetësimit”

Një tjetër banesë, pjesë e trashëgimisë kulturore, ka nisur restaurimin falë “Bonusit të Rijetësimit”. Banesa është pronë e familjes Mbrica dhe gjendet në qytetin e Beratit. Lajmin e dha ministrja e Kulturës, Elva Margariti si dhe DRTK Berat. Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat, kanë nisur punën dhe trashëgimtari i familjes, Milton Mbrica shprehet shume i kënaqur për faktin që aplikimi i tij arriti të fitojë dhe tashmë ai mund të rikthejë edhe një herë traditën e familjes, e cila numëron 5 breza argjendarësh. “Shtysa që më dha ndihma e Ministrisë, bëri që unë të ecja përpara me projektet e mia, për ngritjen e një minimuzeu argjendarie”, ka deklaruar trashëgimtari i familjes Mbrica. Berati si qytet UNESCO, së bashku me Gjirokastrën ka qenë një nga përfituesit më të mëdhenj, nga fondet e “Bonusit të Rijetësimit”. Ky projekt madhor i ministrisë së Kulturës, do të vazhdojë edhe përgjatë vitit 2023, me një fond 50% më të madh.https://ata.gov.al/2022/11/17/ringjallet-tradita-fale-bonusit-te-rijetesimit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments