Friday, October 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE100 vite bashkëpunim Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar

100 vite bashkëpunim Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar

Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, u mbajt mbrëmja e çeljes së tre ditëve aktivitete, në nder të 100-vjetorit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Përgjatë tre ditëve në vazhdim, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë ekspozitën e dëshmisë së këtyre viteve marrëdhënie e bashkëpunim në ambientet e TKOB, një nga tempujt e kulturës dhe artit, gjithmonë urë komunikimi, ndërlidhjeje e frymëzimi edhe ndërmjet popujve e vendeve të ndryshme. Ekspozita është organizuar nga “Defence Section” i ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar. Në event ishte i pranishëm vetë ambasadori Alastair King Smith ku foli për ngjarje dhe njerëz të cilët kontribuan në marrëdhëniet mes 2 vendeve.https://ata.gov.al/2022/11/16/ekspozite-ne-tkob-100-vite-bashkepunim-shqiperi-mbreteri-e-bashkuar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments