Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPorti i Durrësit, investim strategjik 2 miliardë euro

Porti i Durrësit, investim strategjik 2 miliardë euro

Zv. kryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, prezantoi sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese projektligjin për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”. Balluku tha se, “projekti i ballinës ujore të Durrës dhe Marinës, është një nga projektet më të rëndësishme strategjike që janë zhvilluar ndonjëherë në Republikën e Shqipërisë, që angazhon 2 miliardë euro, me ndikim të madh ekonomik jo vetëm në zonën e Durrësit por në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin”. Sipas Ballukut, kjo veprimtari lidhet me ndërtimin edhe të disa objekteve që do të shërbejnë si njësi tregtare, rezidenca por edhe njësi ku do të akomodohen veprimtari argëtuese. “I rëndësishme është fakti, se në ish-Portin e Durrësit do të zhvillohet një nga marinat më të rëndësishme të Mesdheut. Këtu do të veçoja faktin se do të parkojnë jahte që shkojnë edhe mbi 100 metra. Në këtë investim do të angazhohen 12 mijë punonjës, duke përfshirë punimet e ndërtimit por edhe më pas në menaxhimin e bizneseve që do të zhvillohen aty”, theksoi Balluku.https://ata.gov.al/2022/11/16/balluku-porti-i-durresit-investim-strategjik-2-miliarde-euro-me-ndikim-edhe-per-rajonin/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments