Parlamenti çek e ka etiketuar regjimin aktual rus një “regjim terrorist” për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës. Sot në mbrëmje në Pragë, 129 deputetë votuan pro rezolutës, ndërsa 14 përfaqësues të partisë së ekstremit të djathtë “Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” votuan kundër, dhe 13 ligjvënës abstenuan. Rezoluta akuzoi Moskën se po përpiqet të përhapë frikë dhe terror në Ukrainë me valën e sulmeve të saj ndaj civilëve dhe infrastrukturës energjetike. “Këto jane metoda terroriste”, thuhet në rezolutë. Republika Çeke, e cila mban presidencën e rradhës të BE-së deri në fund të vitit, është një mbështetëse kryesore e qeverisë ukrainase në Kiev. Nën qeverinë liberalo-konservatore në Pragë, vendi anëtar i NATO-s i ka dorëzuar këtë vit Ukrainës armë me vlerë mbi 1.9 miliardë dollarë.https://ata.gov.al/2022/11/15/prage-parlamenti-cek-rusia-ka-krijuar-nje-regjim-terrorist/