NATO nuk duhet të bëjë gabim duke nënvlerësuar Rusinë, pavarësisht tërheqjeve të fundit të trupave ruse nga Ukraina dhe Khersoni, paralajmëroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. “Forcat e armatosura ruse kanë rezerva të konsiderueshme të armëve, si dhe një numër të madh trupash”, tha Stoltenberg gjatë një vizite në Holandë. “Rusia ka demonstruar gatishmërinë e saj për të përballuar humbje të konsiderueshme dhe gjithashtu ka treguar një brutalitet ekstrem”, tha shefi i aleancës, duke iu referuar skenave të tmerrshme në rajonet lindore të çliruara të Ukrainës. Deklarata e zyrtarit të lartë të NATO-s, erdhi pas një takimi me ministrin e Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra dhe ministren holandeze të Mbrojtjes, Kajsa Ollongren ku u diskutua mbështetja e vazhdueshme e aleancës për Ukrainën. Stoltenberg mirëpriti ndihmën financiare prej 120 milionë eurosh (120 milionë dollarë) nga Holanda për të mbështetur Ukrainën. Hoestrka njoftoi gjithashtu 20 milionë euro financim për fondin e ndihmës së NATO-s për Ukrainën. “Ndërsa, 25 milionë euro të tjera do të shkojnë për racionet e ushqimore, ndihmën e parë, ambulancat, kamionët me karburant dhe bllokuesit e dronëve për Ukrainën”, shtoi Ollongren.https://ata.gov.al/2022/11/14/holande-stoltenberg-nato-nuk-duhet-te-beje-gabim-duke-nenvleresuar-rusine/