Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ofroi inkurajim për bashkëqytetarët e tij të prekur nga lufta ndërsa forcat e Kievit vazhdojnë të fitojnë terren në jug të vendit. “Ne të gjithë e ndjejmë se fitorja jonë po afron. Gjithmonë ka njerëz që luftojnë dhe punojnë për fitoren tonë”, theksoi Zelensky. Zelensky falënderoi ushtarët, mjekët dhe diplomatët për punën e vazhdueshme në Ukrainë që kur Rusia nisi luftën kundër fqinjit të saj më shumë se tetë muaj e gjysmë më parë. Ushtria ukrainase arriti sukses të madh javën e kaluar: pas kundërsulmimeve të suksesshme, rusët në rajonin jugor të Khersonit u tërhoqën nga kryeqyteti rajonal me të njëjtin emër dhe qytete të tjera në bregun e djathtë ose perëndimor të lumit kryesor Dnipro. /os/ Komanda ushtarake ukrainase në jug të vendit thotë se kohët e fundit ka rimarrë gjithsej 179 vendndodhje. Një zonë prej rreth 4 500 kilometra katrorë në veriperëndim të lumit Dnipro ishte pastruar ditët e fundit, njoftoi agjencia ukrainase UNIAN.https://ata.gov.al/2022/11/14/fokus-zelensky-fitorja-jone-mbi-okupatorin-po-afron-gjithnje-e-me-shume/