Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETABullgaria në misionin e saj të 31-të në Antarktidë

Bullgaria në misionin e saj të 31-të në Antarktidë

Ekspedita e 31-të bullgare në Antarktidë mori flamurin kombëtar nga presidenti Radev përpara nisjes. Një ceremoni tradicionale u zhvillua dje, ndërkohë që presidenti Rumen Radev ia dorëzoi flamurin kombëtar Ekspeditës së 31-të Bullgare të Antarktidës, e cila javën e ardhshme niset për në bazën polare bullgare, në ishullin Livingston. ”Ekspeditat bullgare në Antarktidë janë një nga arritjet më të rëndësishme të kërkimit në dy dekadat e fundit. Fakti që Bullgaria është një nga 29 vendet që ka marrë dhe ruan të drejtën për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes në lidhje me Antarktidën është një arsye për krenari kombëtare dhe gjithashtu përbën një kapital solid ndërkombëtar”, deklaroi Radev. Një anije kërkimore ushtarake bullgare “Shën Kirili dhe Metodi” do të bëjë udhëtimin e saj të parë si pjesë e punës së ekspeditës, me 21 persona nën komandën e kapitenit Nikolai Danailov. Anija u pagëzua nga aktorja e njohur bullgare, Maria Bakalova.https://ata.gov.al/2022/11/12/bullgaria-ne-misionin-e-saj-te-31-te-ne-antarktide/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments