Saturday, April 19, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAGjermania i ankohet Egjiptit për monitorimin e pjesëmarrësve të COP27

Gjermania i ankohet Egjiptit për monitorimin e pjesëmarrësve të COP27

Ambasada gjermane në Kajro ka paraqitur një ankesë në qeverinë egjiptiane për monitorimin e padëshiruar nga zyrtarë të sigurisë, në Konferencën Botërore të Klimës COP27 që po zhvillohet në resortin “Sharm el Sheikh” të Detit të Kuq. Zyrtarët egjiptianë të sigurisë raportohet se kanë monitoruar dhe filmuar ngjarjet e zhvilluara në pavionin gjerman. Ambasada gjermane u ka bërë thirrje autoriteteve egjiptiane që të ndërpresin këtë aktivitet. Gjatë ditëve të fundit, COP27 ka pritur ngjarje që fokusohen në të drejtat e njeriut në Egjipt. Mes pjesëmarrësve ishin liderët e Human Rights Watch (HRW) dhe Amnesty International, Tirana Hassan dhe Agnès Callamard, së bashku me aktivisten egjiptiane Sanaa Saif. Gjatë një vizite në fillim të javës, kancelari gjerman, Olaf Scholz bëri thirrje për lirimin e Alaa Abdel Fattah, një aktivist egjiptiano-britanik i cili aktualisht është në grevë urie ndërsa ndodhet në burg.https://ata.gov.al/2022/11/13/sharm-el-sheikh-gjermania-i-ankohet-egjiptit-per-monitorimin-e-pjesemarresve-te-cop27/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ