Në Muzeun Etnografik të Krujës vijojnë punimet për restaurimin, procesit të muzealizimit dhe përmirësimit të ekspozimit të artefakteve. Specialistë të Sektorit të Veprave të Artit të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore inspektuan nga afër ecurinë e punimeve, të cilat kanë për qëllim restaurimin dhe konservimin e pikturës murale dhe elementëve të drurit të dekoruar. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bëri të ditur se punimet po vijojnë në Odën e Burrave me restaurimin e tavanit të dekoruar dhe pikturës murale. Falë programit EU4Culture, ndërtesa e Muzeut Etnografik të Krujës po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese, procesit të muzealizimit dhe përmirësimit të ekspozimit të artefakteve. Shumë shpejt ky muze do të mund t’iu flasë vizitorëve jo vetëm me artefakte, por edhe nëpërmjet veprave të artit. Muzeu Etnografik i Krujës, ka më shumë se 1000 objekte me vlerë, të cilat po i nënshtrohen procesit të pastrimit, për t’u restauruar dhe ekspozuar në muzeun e rijetësuar. Me mbështetjen e programit EU4Culture janë duke u restauruar një sërë objektesh e sitesh të trashëgimisë kulturore. EU4Culture shtrihet në të gjithë territorin e prekur nga tërmeti i vitit 2019 dhe ka një buxhet total prej 40 milionë eurosh.
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on