Raporti i kredive me probleme është ulur përsëri në muajin shtator 2022, duke shënuar nivelin më të ulët për 14 vitet e fundit. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, ky tregues zbriti në 5.06%, nga 5.2% që kishte qenë në gusht dhe 6.49% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Deri tani, efektet e inflacionit të lartë nuk janë ende të dukshme në cilësinë e portofolit të kredisë së sektorit bankar. Ndërsa një ndikim të konsiderueshëm në uljen e vazhdueshme të raportit të kredive me probleme po jep edhe vijimësia e rritjes me ritme dyshifore të portofolit të kredisë për ekonominë”, theksoi BSH-ja. Vlera e portofolit në fund të shtatorit arriti në pothuajse 718 miliardë lekë, në rritje me 12.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.https://ata.gov.al/2022/11/10/raporti-i-kredive-me-probleme-u-ul-ne-5-06-ne-shtator/
Raporti i kredive me probleme u ul në 5.06% në shtator
RELATED ARTICLES