Fondi i Garancisë Sovrane prej 1 miliard lekësh është një tjetër instrument financiar në mbështetje të bujqësisë dhe agrobiznesit, që qeveria ka vënë në dispozicion të këtij sektori, krahas programit të subvencionimeve dhe programit IPARD, me financim të BE-së dhe qeverisë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri të ditur në kuadër të diskutimeve për projektbuxhetin 2023, se, “Fondi i Garancisë Sovrane i qeverisë shqiptare dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH) ka disbursuar deri në fund të muajit tetor të këtij viti, 84 milionë euro kredi për fermerët dhe agrobiznesin”. Krifca tha se, për të përfituar nga ky instrument, fermerët dhe sipërmarrësit në sektorin rural aplikojnë me projekte dhe ide inovative në sipërmarrje që përmirësojnë jetesën në fshat duke diversifikuar ofertën rurale në agropërpunim e agroturizëm, me ndikim në rritjen e turistëve dhe të ardhurave në ekonomi. Gjithashtu, informoi ajo, për të rritur likuiditetin në financim të sektorit rural, një instrument i ri që është futur në program IPARD II, është parapagesa e aplikantëve, si nevojë për t’i mundësuar atyre fillimin e investimeve. Krahas Garancisë Sovrane, aplikantët në programin IPARD II, mund të procedojnë për të përfituar kredi nga bankat tregtare. Krifca bëri të ditur se, MBZHR është në komunikim të vazhdueshëm me bankat tregtare dhe sipërmarrjet bujqësore, për ndërmarrjen e lehtësive të mundshme me qëllim përthithjen dhe përfitueshmërinë nga kjo skemë, ku bankat kanë përcaktuar norma interesi preferienciale për kreditimin e bujqësisë dhe agrobiznesit. Shteti do të marrë përsipër 50 % të riskut që kanë bankat kur i japin kredi fermerëve. Fondi i garancisë sovrane prej 1 miliard lekësh do të jetë në dispozicion të fermerëve dhe agropërpunuesve, të cilët do investojnë jo vetëm në prodhim, përpunim apo paketim, por edhe në shtimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve të tyre.https://ata.gov.al/2022/11/10/garancia-sovrane-krifca-84-milione-euro-kredi-te-disbursuara-per-fermeret/
84 milionë euro kredi të disbursuara për fermerët
RELATED ARTICLES