Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE17-vjeçarja ukrainase fituese e pullës së famshme të Krishtlindjeve

17-vjeçarja ukrainase fituese e pullës së famshme të Krishtlindjeve

Zyra postare e Ukrainës ka publikuar pullën e festave të dizajnuar nga një nxënëse e klasës së 11-të nga Mykolaivi, Valeria Mykhailova, e cila u detyrua të largohej nga vendi për shkak të luftës, sipas CNN. Dizajni i vajzës u zgjodh, pasi ajo fitoi në një konkurs publik. Ilustrimi, i quajtur “Të ndarë nga lufta”, përshkruan një imazh të ndarë të një gruaje të ulur pranë një peme të Krishtlindjes, duke parë fishekzjarrë dhe një burrë që strehohet pranë një muri, duke rimbushur armën e tij. “Të gjithë mund ta kuptojnë thellësinë e kësaj ideje, si dhe emocionet e vetë autores, vendlindja e së cilës nuk është bombarduar vetëm për 46 ditë që nga fillimi i luftës”, shkroi në Telegram, CEO i “Ukrposhta”, shërbimi postar ukrainas, Igor Smelyansky. “Kjo do të sjellë edhe shpresë, sepse në vitin 2023 do të kemi një datë shumë më historike, ditën kur do të fitojmë”, tha ai. “Kjo është arsyeja pse unë dua shumë që kjo pullë e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri të bëhet për ju një tjetër simbol i pathyeshmërisë dhe një kujtesë se ne do të qëndrojmë kundër të gjitha gjasave dhe do të ngremë një gotë për fitoren tonë më 31 dhjetor, me ose pa energji elektrike”, shtoi Smelyansky.https://ata.gov.al/2022/11/09/soft-news-17-vjecarja-ukrainase-fituese-e-pulles-se-famshme-te-krishtlindjeve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments