Thursday, October 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Siparantum” i Kosovës, në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve në Lisbonë

“Siparantum” i Kosovës, në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve në Lisbonë

Pas sukseseve të shumta ndërkombëtare, Kori Siparantum do të përfaqësojë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve “Lisbon Sings”, në Portugali, në mesin e 22 koreve nga 17 shtete të botës. Ky aktivitet është pjesë e renditjes botërore të 1000 koreve dhe ansambleve më të mira, pjesë e të cilëve tashmë është edhe Siparantum Choir, i Kosovës. Përveç këtyre dy aktiviteteve, kori do të jetë pjesë e koncertit Friendship Concert që do të mbahet në sallën e Aula Magna të Universidade de Lisboa, universiteti më i madh dhe më prestigjioz në Portugali. Ministria e Kulturës dhe Sportit, e cila mbështet përfaqësuesit e Kosovës në këtë eveniment ndërkombëtar, i uroi Siparantum Choir nëpërmjet rrjeteve sociale, suksese të mëtejshme. Vendet e Ballkanit, në këtë event artistik, përfaqësohen nga Kroacia, Sllovenia, Kosova dhe Greqia.http://ata.gov.al/2022/11/08/siparantum-i-kosoves-ne-festivalin-nderkombetar-te-koreve-ne-lisbone/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments