Energjia dhe infrastruktura do të vazhdojnë të kenë një vëmendje të shtuar nga e qeverisë, me 2.5% të Prodhimi të Brendshëm Bruto. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se sfida është mbrojtja e familjeve dhe bizneseve të vogla shqiptare, që të mos ndihen efektet e krizës. Po ashtu Ibrahimja tha se sfidë është dhe garantimi i ecurinë e projekteve madhore, që ofrojnë ndërlidhje dhe zhvillim. Konkretisht, në këtë p/buxhet mbështetja e sektorit energjetik është 12 miliardë lekë, duke vijuar ruajtjen e pandryshuar të çmimit për konsumatorët familjarë dhe për pjesën më të madhe të bizneseve. Kjo mbështetje pason dy ndërhyrje të konsiderueshme në buxhetet e vitit 2021 dhe 2022, me respektivisht 10 miliardë lekë në 2021, e 28 miliardë lekë mbështetje për këtë sektor në vitin 2022. Ndërsa investimet publike për vitin 2023 janë planifikuar në masën 122.2 miliardë lekë, duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit. Përmes p/buxhetit qeveria mbështet projektin e tunelit të Llogorasë në vlerën 6.8 miliardë lekë dhe vazhdimin e projektit madhor “Unaza e Tiranës”. Njëkohësisht vijimin e zbatimit të projekteve koncesionare prioritare si: Rruga e Arbrit në vlerën 2.8 miliardë lekë, Rruga Orikum-Dukat në vlerën 911 milionë lekë si dhe projektin koncesionar për Triportin Vlorë dhe Portin e ri të Durrësit.https://ata.gov.al/2022/11/06/ibrahimaj-2-5-e-pbb-se-mbeshtetje-per-energjine-dhe-infrastrukturen/
2.5% e PBB-së, mbështetje për energjinë dhe infrastrukturën
RELATED ARTICLES