Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMSH: Në 24 orët e fundit asnjë viktimë, vetëm 19 të infektuar

MSH: Në 24 orët e fundit asnjë viktimë, vetëm 19 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur të dhënat e më të fundit, lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Nga 430 testime të kryera, vetëm 19 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, në 24 orët e fundit, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. “Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 430 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 19 qytetarë, në këto Bashki: 9 në Tiranë, 3 në Sarandë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Fier, Lushnje, Gjirokastër. Janë 214 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,112 që nga fillimi i epidemisë.”- thuhet në njoftim.https://lajme.rtsh.al/artikull/covid-19-ministria-e-shendetesise-ne-24-oret-e-fundit-asnje-viktime-vetem-19-te-infektuar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments