Friday, October 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREArti bashkëkohor i Kosovës prezantohet në Bullgari

Arti bashkëkohor i Kosovës prezantohet në Bullgari

Ekspozita me piktura, fotografi dhe videoinstalacion u çelën përgjatë një jave në tri hapësira prestigjioze të prezantimit të artit dhe kulturës në Sofje të Bullgarisë. Në këto ekspozita janë pjesëmarrës edhe artistë nga Kosova. Me fokus në diplomacinë kulturore, në Mission Gallery u hap ekspozita e artistëve nga Kosova pjesëmarrës në Bienalen Nomade Manifesta 14 Prishtina. Kuratore e ekspozitave dhe pjesës konceptuale është artistja Hana Halilaj, ndërsa me veprat e tyre u prezantuan Yll Xhaferi, Laureta Hajrullahu, Arbnor Karaliti, Mimoza Sahiti, Leart Rama dhe Atdhe Behluli, të gjithë pjesëmarrës në Manifesta 14 Prishtina. Ky projekt i artit bashkëkohor është përkrahur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje dhe është realizuar në bashkëorganizim me Institutin Shtetëror të Kulturës të MPJ-së së Bullgarisë dhe Doma Art Foundation, në kuadër të Next Balkan Platform e cila ka për synim përkrahjen e artistëve të rinj në Ballkanin Perëndimor. Ekspozita në Mission Gallery do të jetë e hapur deri më 30 nëntor.https://ata.gov.al/2022/11/04/arti-bashkekohor-i-kosoves-prezantohet-ne-bullgari/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments