Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESteinmeier: Pheniani të ndalojë testet e raketave

Steinmeier: Pheniani të ndalojë testet e raketave

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dënoi testet e fundit të raketave të Koresë së Veriut gjatë një vizite zyrtare në Korenë e Jugut, duke i kërkuar Phenianit që të ndalojë menjëherë lëshimet. ”Një seri e paprecedentë testesh janë vërejtur që nga fillimi i vitit dhe lëshimi i fundit i raketave ka përkeqësuar përsëri situatën në mënyrë të konsiderueshme”, theksoi Steinmeier, pas bisedimeve me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol në Seul. Sipas Seulit, Koreja e Veriut ka lëshuar më shumë se 24 raketa në det të hapur që nga e mërkura, përfshirë atë që Koreja e Jugut besonte se ishte një raketë me aftësi bërthamore me një rreze veprimi prej disa mijëra kilometrash. “Ky përshkallëzim është i papranueshëm dhe vetëm regjimi i Phenianit është përgjegjës për të”, tha presidenti gjerman./https://ata.gov.al/2022/11/04/seul-steinmeier-korea-e-veriut-te-ndaloje-testet-e-raketave/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments