Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETURQI – Inflacioni në 85,51%

TURQI – Inflacioni në 85,51%

Inflacioni me bazë vjetore në Turqi ka arritur në 85,51% në tetor, me 3,54% më shumë se muaji shtator. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, TUIK, çmimet janë rritur më shumë në sektorin e transportit (117,15%), ushqimeve dhe pijeve joalkoolike (99,05%), në sektorin e pasurive të paluajtshme (85,17%) dhe restorantet dhe hotelet (81,92%). Gjatë verës, u shënua një stabilizim i përkohshëm i inflacionit, por të dhënat e sotme konfirmojnë rritjen e gjerë të çmimeve të vërejtura tashmë muajin e kaluar, në përputhje me tendencën e nisur një vit më parë, paralelisht me zhvlerësimin e lirës turke pas një uljeje të rregullt të saj. Në mbledhjen e fundit të politikës monetare muajin e kaluar, Banka Qendrore turke vendosi të ulë sërish normat e interesit, të cilat tani janë në kuotën e 10,5%./http://ata.gov.al/2022/11/03/turqi-inflacioni-ne-8551/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments