Thursday, October 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURECHwB në mbrojtje të trashëgimisë kulturore

CHwB në mbrojtje të trashëgimisë kulturore

Fondacioni “Trashëgimia Kulturore pa kufij” (Cultural Heritage without Borders) ka çelur dje “Platformat e Fuqizimit dhe Mësimit përmes Trashëgimisë”. Ky projekt mbështetet nga EU4Culture, Misioni i BE në Shqipëri, Ministria e Kulturës si dhe nga Ambasada e Suedisë në Tiranë. Synimi është të krijohen katër modele edukative rreth objekteve të trashëgimisë kulturore në Kavajë, Krujë dhe Rrogozhinë. Punëtoria e parë në Kavajë mbi Vlerat dhe Interpretimin e Trashëgimisë Kulturore, krijoi edhe kontaktin e parë me komunitetin që më pas do të përkthehet në modelin edukativ të Muzeut Etnografik të Kavajës. CHwB ka zbatuar disa restaurime në monumente të ndryshme të trashëgimisë kulturore, në Shqipëri. Ndërsa pak ditë më parë përmbylli seminarin 1-javor “Vende dhune, vende mësimi” mbi liritë individuale, rolin e gruas dhe periudhën komuniste.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments