Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMSHMS: 22 raste të reja në 24 orët e fundit

MSHMS: 22 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë shënuar 22 raste të reja me COVID-19, teksa nuk ka asnjë humbje jete. Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit MSHMS bëri të ditur se janë kryer 408 testime. Rastet e reja rezultuan në këto bashki: 12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Fier, nga 1 qytetar në Shkodër, Kamzë, Vorë, Delvinë, Sarandë, Tepelenë. Janë 211 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,065 që nga fillimi i epidemisë.http://ata.gov.al/2022/11/03/covid-19-mshms-22-raste-te-reja-ne-24-oret-e-fundit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments