Kaçanik është qytet i vogël në jug të Kosovës dhe ka një sipërfaqe prej 306 km katrorë (2,8% e sipërfaqes së tërësishme të Kosovës). Nga sipërfaqja e tërësishme e komunës 65,6% është tokë e papunuar, kurse 34,4% është tokë e punuar.
Nëpër Kaçanik kalon magjistralja Shkup-Prishtinë, si edhe hekurudha Selanik – Fushë Kosovë (e ndërtuar në vitin 1879).
Në këtë komunë janë edhe dy vendkalime kufitare me Maqedoninë: njëri në Han të Elezit dhe tjetri në fshatin Qafëshqipe (ish Glloboçicë).Komuna e Kaçanikut shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42°14 48 V dhe 21°15 19 L. Kaçaniku dallohet me faktin se përmes tij kalojnë 2 lumenj, Lepenci dhe Nerodimja, të cilët në fund të qytetit bashkohen. Veç 2 lumenjëve, i ka edhe 2 zona klimatike. Klimatologët qysh para Luftës së Dytë Botërore kishin konstatuar se në juglindje të Kaçanikut takohen klima e ngrohtë mesdhetare dhe ajo e ftohtë kontinentale. Sipas eksepertëve shëndetësorë kjo klimë (takimi i 2 klimave), është e preferueshme për të sëmurët nga tuberkulozi (sidomos ajo e eshtrave). Mu për këtë, një kohë në lindje të Kaçanikut ka qenë sanatoriumi për të sëmurë nga tuberkulozi.
Rezervat e konstatuara të mineraleve janë deri 15 mil. tonë mergele në Hanë të Elezit dhe 30 mil. tonë afër fshatit Paldonicë. Rezervat e gurit gëlqeror në Kepin e Kaçanikut janë në sasi prej 127 mil. tonë, ndërsa rezerva të konsiderueshme ka edhe në afërsi të fshatit Ivajë.
Kaçaniku ka edhe pasuri natyore të pyjeve, tokës dhe ujërave.
Fondi i sipërfaqes së pyjeve përfshinë 17.302 hektarë (58,08% të sipërfaqes së përgjithshme). Ndërkaq, fondi i tokës bujqësore është 10.516 hektarë (34,74% e territorit të komunës). Pjesa e shpatijeve të Sharrit ka resurse të mjaftueshme të burimeve të ujit të pijshëm dhe pikërisht nga këto vendburime furnizohet me ujë përqindja më e madhe e banorëve të komunës. maja e Lubotenit dhe shpatijet pitoreske të Sharrit ofrojnë mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit malor (atij veror e dimëror).