Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, ku parashihet edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro në muaj duke filluar nga muaji shtator, sot punonjësit publik kanë marr nga 50 euro për muajin tetor, derisa 50 euro të shtatorit në mënyrë retroaktive do t’i marrin nesër. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se përveç pagave të rregullta, punonjësit e sektorit publik që plotësojnë kriteret, morën shtesën për muajin tetor. “Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator” ka shkruar ministri. Siç ka treguar ai shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto. Nga mesi i tetorit shtesën e njëhershme prej 100 euro nga pakoja qeveritare për përballje me inflacionin e morën edhe pensionistët kosovarë.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=621615
Punonjësit publikë morën 50 euro nga pakoja qeveritare !!
RELATED ARTICLES