Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAAKP-së në shitje 31 asete të ndërmarrjeve

AKP-së në shitje 31 asete të ndërmarrjeve

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës, ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor. Në këtë takim Bordi shqyrtoi raportin mujor të Menaxhmentit për periudhën paraprake, duke përfshirë raportin mujor për ndërmarrjen shoqërore “Brezovica”, e cila është nën administrim direkt. Përmes një njoftimi për medie, Bordi bëri të ditur se gjatë kësaj mbledhje u shqyrtuan transaksionet e shitjes me tender publik përmes shitjeve të aseteve nr. 59, si dhe shqyrtoi dhe miratoi listën e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim për vendosje në tender publik përmes shitjeve të aseteve nr. 61, e cila ka gjithsej 31 asete. “Bordi diskutoi dhe aprovoi planin për adresimin e rekomandimeve të Njësisë së Auditimit të Brendshëm 2017-2022, raportin e komisionit për shitjen e banesave, ku si rezultat i intensifikimit të punës së Komisionit për shitjen e Banesave u miratuan raportet e shitjeve për 27 banesa. Gjithashtu, është aprovuar lista përfundimtare dhe shpërndarja e 20% për NSH Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore dhe NSH Rilindja- Shërbimet e përbashkëta”, thuhet në njoftim. Veç kësaj në këtë takim Bordi miratoi propozimin për dhënie të pëlqimit për qasjen në rrugë në parcelën nr. 09013-14 në Prizren, pronë e Ndërmarrjes së Pyjeve, ku do të ndërtohet objekti i ri i Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe është shqyrtuar dhe miratuar edhe propozimi për dhënie të pëlqimit për regjistrim/bartje në librat kadastral të ngastrës 501-34 ZK Malishevë, pronë e NSH “OPB Mirusha” në Malishevë, në përputhje me vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës, për shpronësim me numër 16/89 të datës 20 Korrik 2022, e shpronësuar për nevojat të Ministrisë së Punëve të Brendshme/Agjencisë së Regjistrimit Civil”. Bordi më tutje shqyrtoi dhe miratoi raportet e shpërndarjes për kreditorët e ndërmarrjeve shoqërore në likuidim në vlerën prej 434,864.87€, për ndërmarrjet sikurse në vijim: PRN114 NSh “Rilindja Shitja” Prishtinë; PEJ035 NSh “Ag Coop Gurakoci” Gurakoc; PRN051 NSh “Separacioni i Gureve Gadime” Lipjan; MIT037 NSh “Trepça Hoteleria” Mitrovica e Jugut; PEJ088 NSh “Fabrika e Elementeve Metalike” Klinë; GJI028 NSh “KB Agroprodukti” Kamenicë; PRN112 NSh “Viktoria” Prishtinë, thuhet në njoftim.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=621697

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments