Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAPrizreni bëhet me pesë gjuhë zyrtare

Prizreni bëhet me pesë gjuhë zyrtare

Me votën e asamblistëve të Kuvendit Komunal, Prizreni e bën edhe gjuhën rome si gjuhë zyrtare. Numrit të gjuhëve për përdorim zyrtar në komunën e Prizrenit u është shtuar edhe një tjetër. Kështu, krahas asaj shqipe e serbe që janë gjuhë zyrtare në nivel të Republikës, në komunën e Prizrenit në përdorim zyrtar janë edhe gjuhët boshnjake e turke. Megjithatë, nga e hëna, kësaj liste të gjuhëve zyrtare në Prizren, u është shtuar edhe gjuha rome, raporton RTKlive. Një vendim të tillë e mori Kuvendi i Komunës së Prizrenit në mbledhjen e së hënës, duke votuar që gjuha rome në këtë komunë të jetë gjithashtu gjuhë zyrtare. “Gjuha është jetike për njerëzimin e ky komunitet ka trashëgimi unike dhe ndër prioritetet e Komunës është mbrojtja e të drejtave të komuniteteve si dhe e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallim”, deklaroi Shaqir Totaj, kryetar i komunës së Prizrenit. “Zgjidhëm një prej çështjeve më të rëndësishme të komunitetit rom në Komunën e Prizrenit, gjë për të cilën është punuar më shumë se një dekadë që të arrihet në pikën që u realizua sot”. Në Komunën e Prizrenit jetojnë rreth 3 mijë banorë që i përkasin komunitetit rom. Kështu, përveç shumë veçantive që ka Prizreni, kjo komunë bëhet e para në Kosovë por edhe më gjerë që ka pesë gjuhë zyrtare.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=621667

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments