Bomberi i Guardiolës shquhej jo për veshjen e tij, por për çantën Louis Vuitton, një model shumë i pëlqyer nga të famshmit. Një aksesor që bie në sy dhe mbi të gjitha shumë i shtrenjtë, duke qenë se çmimi i tij llogaritet në 10.900 stërlina, një bakshish gjithsesi për sulmuesin 22-vjeçar, i cili ka marrë një pagë prej 375.000 paund në javë që nga momenti kur është bashkuar me City.